Nga Joan Kanani
Në konferencën për mediat mbajtur në Tiranë në datën 7 prill ,Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer tregoi disa të vërteta të thjeshta që ndoshta për një publik“të komplikuar” nga fryma përçarëse politike qëpo investohej në këto zgjedhje nga aktorët direktë apo indirektë pjesëmarrës në to, ishin fjalë të përgjithshme të një diplomati, por që në vetvete tregojnë shumë për politikën amerikane në Shqipëri, rajon dhe botë.
Në politikën amerikane, NATO ka rëndësinë parësore, pikërisht sepse është një përballëvendosje ndaj rrezikut rus në botë, por kryesisht në Ballkan ku ka disa shtete që funksionojnë herë pas here si vasale të Rusisë. Sikurse, dhe interesi i Rusisëështë që vendet e Ballkanit të jenë në konflikt të brendshëm dhe në një klimë mosbesimi të ndërsjellë: “Moska beson se interesat strategjike të saj shërbehen më mirë nga një rajon që është i ndarë në vetvete, që është dyshues dhe që është i fragmentuar, ku ka konflikt dhe jo bashkëpunim. Ky është mjedis strategjik ku Rusia beson se mund të marrë avantazhet e veta më të mira.”Kyështë pohimi i zotit Palmer dhënë për RTSH-në në janar 2021. Nga kjo del kryekëput bindja e politkës amerikane për konflikte të sponsorizuara nga Moska në vendet Ballkanit dhe në rastin tonë të Shqipërisë. Ndaj lind pyetja cilët faktorë janë angazhuar për të pasur një konflikt në Shqipëri? Përgjigjja natyrshëm është – Ata të cilët edhe publikisht kanë kërcënuar me prishje të rendit dhe qetësisë publike, në funksion të frikës së tyre nga ndëshkimiiI ligjit.
Ekuacion i njohur për ne shqiptarët pasi në 80 vitet e fundit jemi peng i frikës së disa njerëzve për të ardhmen e tyre, e që kanë rrëmbyer të ardhmen tonë.E fatkeqësisht frikën më të madhe dhe thirrjet që mund tëçonin deri në konflikt civil Shqipëria i ka dëgjuar nga një president në detyrë dhe një ish-president që nxjerrin si pretekst demokracinë, e madje edhe forma të prapambetura të nacionalizmit.
E vërtetë që demokracia ka vendin e saj, por në funksion të një politike globale më të madhe sesa Shqipëria, “stabiliteti” është më i rëndësishëm se demokracia. E di që duket pak absurde, por sjellja e politikës amerikane ka ndjekur një parim filozofik të tillë si: Mes anarkisë dhe diktaturës, zgjedhim diktaturën. Shohim se ky pohim nuk ka ndryshuar aspak, pasi anarkia është ajo që Moska synon.
Të kuptohemi, sot nuk ka diktaturë, ndoshta ka sjellje autokratike por që gjithësesi mbeten zgjedhje e parë, para anarkisë.
Edhe nëse është pyetja, po pse do ta lejonin autokracinë në Shqipëri? Sërish z. Palmer i ka dhënë përgjigje:“E vetmja gjë që mund të them për stërvitjet ushtarake është që pasqyron dhe thekson rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët tanë në NATO, jo thjesht Shqipërinë. Por, Defender 21 është më e madhe se Shqipëria.”Pra në funksion të interesave të NATO-s dhe atyre të një shteti, ato të NATO-s janë përparësi, qoftë edhe në dëm të një “pseudodemokracie” siçështë kjo shqiptare.
Nëse sërish do pyesni çfarë lidhje ka stërvitja Defender 21, zgjedhjet në Shqipëri dhe Rusia, po mundohem ta shpjegoj me pak fjalë. Stërvitje të tilla të mëdha të NATO-s, bëhen për t’i treguar Rusisë se deri ku e ka kufirin.Ndikimi rus në zgjedhjet në Shqipëri bëhet edhe pa pasur marrëveshje direkte mes politikës shqiptare dhe asaj ruse, por perceptohet bashkëpunimi në funksion të destabilitetit.Faktet janë rruga që ndoqi ish-presidenti dhe presidenti në detyrë kur muaj përpara zgjedhjeve filluan të bënin gati terrenin duke hedhur tezat e vjedhjes, apo blerjes së zgjedhjeve, e gjithë kjo në funksion të asaj që ata prisnin të ndodhte pas zgjedhjeve.Shkurt, “revolucion”.Por në kushtet e Defender 21, revolucioni ishte I pamundur.Madje një revolucion të ngjashëm provoi edhe Trump para zgjedhjeve dhe pas tyre, por sot kanë dalë dokumentet që nxjerrin zbuluar përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe që detyruan presidentin Biden t’i vendoste sanksione kësaj të fundit.Madje marria e presidentit shkoi deri aty sa vetëm 2 ditë para zgjedhjeve dhe pak orë përpara heshtjes zgjedhore, të sulmonte në mënyrë direkte përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së në Shqipëri, ambasadoren e SHBA-së. Ndoshta në shkulmin e frikës për të ardhmen e tij mendoi që do ndikonte në ftohjen e interesit amerikan në Shqipëri, e ndoshta deri në tërheqjen e tyre nga politika ballkanike. Marri totale sepse SHBA-të nisën njëluftë globale për të krijuar shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, e kjo jo sepse kishin mëshirën, por sepse kanë vijuar vijën e politikës së Perandorisë Austro-Hungareze, e cila luajti rol kryesor për formimin e shtetit shqiptar, pikërisht sepse e shihte faktorin shqiptar si balancuesin e atij sllav. E nëse dikush në politikën shqiptare mendon që mund ta fitojë këtë bast me politikën tanimë 100-vjeçare të SHBA-së në Ballkan, ka mbetur ende një embrion politik.
Tani pyetja e radhës është ku lidhen interesat amerikane me zgjedhjet në Shqipëri?
Lidhen në faktin që pikërisht ata aktorë që kanë bërë thirrje indirekte për organizimin e një situate destabilizuese në Shqipëri, janë të njëjtët që kundërshtojnë reformën në drejtësi dhe që duan të ndryshojnë sërish ksuhtetutën e votuar në mënyrë unanime nga 140 deputetë. Deklaratat e presidentit janë publike, sikurse ato të ish-presidentit.Kyështë basti tjetër i humbur nga embrionët e politikës shqiptare, pasi sërish nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me besueshmërinë që politika amerikane shfaq për të gjithë partnerët e saj. Ja çfarë pohon Palmer kur pyetet nëse do të ketë ndjekje penale për ata që do të zgjidhen deputetë edhe pas këtyre zgjedhjeve ai iu përgjijg: “E dini, kemi pritshmëri jo vetëm për kandidatët për deputetë por kemi pritshmëri edhe për ata që kanë poste ndaj, nëse po më pyesni nëse Shtetet e Bashkuara do të këmbëngulin që partnerët tanë në qeveri të jenë njerëz të pastër dhe që punojnë në mënyrë që është në përputhje me normat demokratike e standardet demokratike, përgjigja është absolutisht po. Shoh edhe SPAK të ngrihet dhe të fillojë të bëjë punën dhe ta bëjë atë në mënyrë të efektshme dhe duke vendosur standarde. Ka një mesazh që po del: që ata që kanë poste të besimit publik dhe i keqpërdorin dhe abuzojnë ato pozicione do të japin llogari për to.”
Më tej vijon – “Dhe ajo që duam të shohim është që figurat e fuqishme, njerëzit me ndikim, njerëz që në të kaluarën kishin një pritshmëri se do të ishin të mbrojtur, të japin llogari.Duhet të ketë ndjekje penale.Duhet të ketë dënime.Ata që dënohen duhet të kryejnë dënimet.Këtë pamje ka llogaridhënia dhe gjërat po ecin në drejtimin e duhur.Mendoj që prirjet e përgjithshme janë në drejtimin e duhur por jemi të paduruar.Dhe besoj që populli shqiptar është i paduruar. Dhe do të donim të shihnim që përparimi në këtë fushë të përshpejtohet dhe të bëhen shembuj.”
Pra sipas këtij polhimi të zotit Palmer shihet si drita e diellit qëçdo funksionar publik që ka futur duart në paratë publike do të përballet një ditë me ligjin dhe ndëshkimin, jo vetëm për hatër të shqiptarëve, por sepse ky është angazhimi publik ndërkombëtar që SHBA-të kanë marrë përsipër për Shqipërinë dhe një tërheqje nga kjo do kishte kosto për SHBA-të në arenën ndërkombëtare, gjë që SHBA nuk mund t’ia lejojë vetes. Ndaj kyështë një bast tjetër i humbur.
Po pse Rama ishte më i besueshëm për ta, sesa Basha dhe Kryemadhi?
Le të shohim çfarë ka thënë sërish z. Palmer: “Shtetet e Bashkuara, unë personalisht, nuk kemi anë. Ana jonë është Shqipëria.Është marrëdhënia Shqipëri-SHBA.Punojmë mirë dhe ngushtë me qeverinë e tanishme. Do të punojmë mirë dhe ngushtë me çfarëdo qeverie që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Jam i bindur se cilado parti të dalë fituese më 25 prill, cilido të jetë kryeministri pas 25 prillit, do të jetë dikush që e vlerëson partneritetin me Shtetet e Bashkuara.”
Nga kjo del qartë që për SHBA-të nuk ka rëndësi se cili ështëemri I kryeministrit, pasi atyre u mjafton që të mos pengohet investimi më I madh I SHBA-ve në Shqipëri, Reforma në Drejtësi. E deri në këtë moment që po flasim, e vetmja palë që nuk ka bërë rezistencë publike ndaj reformës është PS-ja, ndaj në mënyrë indirekte ishte edhe më e përkrahura nga politika anglo-amerikane për një mandate qeverisës, njësoj sikur të ishte mandate I parë, pasi siç pohon z. Palmer në lidhje mer llogaridhënien e pushtetarëve të djeshëm e të sotëm: Duhet të ketë ndjekje penale. Duhet të ketë dënime.Ata që dënohen duhet të kryejnë dënimet.Këtë pamje ka llogaridhënia dhe gjërat po ecin në drejtimin e duhur.Mendoj që prirjet e përgjithshme janë në drejtimin e duhur por jemi të paduruar.Dhe besoj që populli shqiptar është i paduruar. Dhe do të donim të shihnim që përparimi në këtë fushë të përshpejtohet dhe të bëhen shembuj.”
“Ne jemi të paduruar…”, nëse Rama do përpiqej t’i vinte fre këtij padurimi, atëherë nuk do jetë më as ai partneri për bashkëpunim në Shqipëri, pasi kurrësesi ky bast nuk do humbej nga politika amerikane, sepse pasojat që e shoqërojnë në arenën botërore do ishin shumw tw mwdhanw funksion tw NATO-s dhe ndikimit amerikan nw botw. Ndaj edhe mbetet epitaf pohimi: “E vetmja gjë që mund të them për stërvitjet ushtarake është që pasqyron dhe thekson rëndësinë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë marrëdhënieve tona me aleatët dhe partnerët tanë në NATO, jo thjesht Shqipërinë. Por, Defender 21 është më e madhe se Shqipëria”. Pra besueshmëria që SHBA duhet të përcjellë në botë, nuk mund dhe nuk do të vihet në lojë nga askush.