Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Johnny Depp pritet me ovacione në Festivalin e Kanës, 7-minuta duartrokitje nga audienca për filmin e tij

21:09 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
depp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Johnny Depp ishte i përlotur pas pritjes së ngrohtë që iu bë filmit të tij ditën e djeshme në Festivalin e Filmit në Kanë.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale nga Variety tregon Depp tepër të emocionuar gjatë një ovacioni prej 7 minutash për filmin e tij, “Jeanne du Barry”, në të cilin ai luan si ish-mbretin e Francës Louis XV.

“Jeanne du Barry”, është projekti i parë filmik i aktorit që nga një gjyqi për shpifje me ish-bashkëshorten Amber Heard verën e kaluar. Një juri i gjeti ata të dy përgjegjës për shpifje në paditë e tyre kundër njëri-tjetrit, por theksoi se më shumë i dëmtuari nga to kishte mbetur Depp.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për shtyp në Kanë, Depp foli për “pëshpëritje abstrakte”, duke shtuar se “shumica e asaj që keni lexuar në katër ose pesë vitet e fundit … në lidhje me mua dhe jetën time nuk është asgjë më tepër veçse një trillim i tmerrshëm.”

Megjithatë, “fokusi duhet të jetë thjesht në faktin se është një mrekulli të bësh një film që të intereson në radhë të parë. Ti fiton pikërisht atje”- tha Depp.

Sipas Variety, Depp tha gjithashtu se: “Unë nuk ndihem i bojkotuar nga Hollywood sepse nuk mendoj për Hollywood”.

“Jeanne du Barry” tregon historinë e Jeanne Bécu, Comtesse du Barry, e cila njihej si Madame du Barry dhe ishte dashnore e mbretit Louis XV. Në prill, shefi i Kanës Thierry Frémaux foli me Deadline për vendimin për të hapur festivalin me filmin e Depp, duke e quajtur atë “një film të bukur”.

“Filmi i hapjes duhet të dalë njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Ne nuk vendosim filma në platformë në atë vend, sepse duam që Franca të marrë pjesë në festival,” tha Frémaux. “Filmi është një sukses dhe Johnny Depp [si Louis XV] është i mrekullueshëm në të.”

festivali i Kanes film Johnny Depp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.