Boris Johnson, i cili 24 orë më parë ishte mijëra km larg me pushime në Republikën Domenikane, e që pritet të hedhë kandidaturën për kryeministrin e ri të Britanisë, si ish-kryeministër i vjetër, është e jashtëzakonshme sesi ai po dominon debatin politik në vend, në krizën më të thellë qeverisëse të Britanisë në dekadat e fundit.
Ne daç urrejeni, në daç duajeni, por një siluetë biondi e fotografuar në klasin ekonomik të një avioni të “British Airways”, ka bërë mundësinë e rikthimit të tij në krye të ekzekutivit, një realitet mjaft të afërt. Ai ende pritet të shprehet nëse do të kandidojë apo jo, edhe pse gjasat janë thuajse të sigurta, njësoj si ish-rivali i tij, njeriu që shkaktoi cunamin e dorëheqjeve kundër Boris Johsnon në korrikun e kaluar që çuan në largimin nga posti të Johsnson. Do të duhen 100 deputetë që ta mbështesin për të kaluar në garën përfundimtare, kur anëtarësia e konservatorëve në pushtet, në votim online do të përcaktojë se cili do të jetë kryeministri i ardhshëm. Aty gjasat janë që Johnson të fitojë, ndërkohë që Rishi Sunak, një britanik me origjinë indiane, dhëndri i një miliarderi dhe ekonomist i sprovuar, e ka kapur këtë shifër, ndërkohë që Johson është ende në gjysmën e kësaj shifre.