Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Johnson sulmon Europën: Do ju trajtojmë njësoj si Putinin

14:23 / May 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
124670342 hi075905523 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizimi me sukses i procesit të Brexit për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian pritet që të kalojë nga Irlanda e Veriut.

Më ekzaktësisht nga një protokoll i ri që qeveria e drejtuar nga Boris Johnson pritet të miratojë së fundmi në lidhje me çështjen e kufijve dhe tregut të lirë, në raport me Belfastin.

Sipas mediave britanike, kryeministri Boris Johnson dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss janë të gatshëm që të tregojnë ‘të njëjtin vendosmëri’ që kanë përdorur për t’u përballur me Vladimir Putin në Ukrainë, kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjen e Britanisë me BE-në mbi Irlandën e Veriut.

Ata të dy kanë paralajmëruar këtë javë Brukselin se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të anashkalojë pjesët kryesore të një marrëveshjeje pas Brexit dhe pritet që së shpejti qeveria të shpallë ligje të reja për të lënë mënjanë elementet e Protokollit të Irlandës së Veriut.

Ndërkohë theksohet se kësaj mosmarrëveshje afatgjatë midis Bllokut dhe Mbretërisë i është dhënë një urgjencë e shtuar që nga rezultati i zgjedhjeve historike të javës së kaluar në Irlandën e Veriut, të cilat panë Sinn Fein të zëvendësojë DUP-në si partia më e madhe në Stormont.

DUP kanë këmbëngulur se ata nuk do të rihyjnë në një administratë për ndarjen e pushtetit në Irlandën e Veriut derisa të ketë veprim mbi Protokollin, i cili specifikon veprimtarinë post-Brexit.

Tensionet ndërkohë vijojnë të shtohen, pasi edhe partia unioniste konfirmoi sot se nuk do të emëronte një kryetar për seancën e parë të Asamblesë së Irlandës së Veriut, si pjesë e protestës së tyre kundër marrëveshjeve tregtare pas Brexit dhe kjo do ta lërë Kuvendin në Belfast të paaftë për të funksionuar.

Në krahun tjetër, BE-ja ka lëshuar kërcënime të fshehta për një luftë të ashpër tregtare me Britaninë, nëse kryeministri do të vazhdojë me veprime të njëanshme mbi Protokollin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.