Dy mikeshat e fëmijërisë, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj ditën e djeshme patën një përpl asje në rrjetet sociale, e cila bëri bujë në media. Alba thumboi Jonidën lidhur me një deklaratë që bëri pak kohë më parë për çantat e vogla.
Jonida tha se nuk do të shpenzonte kurrë para për një çantë që është me e vogël se dora e saj. “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mj erë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.
Pas kësaj reagoi në rrjetet sociale edhe Jondida, nëpërmjet disa postimeve ku me lezet i hidhte disa thumba Albës. “Urr ejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, thoshte Jonida ndër të tjera.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis mikeshave, megjithatë Alba përpiqet që në çdo postim që bëhet në rrjetet sociale lidhur me Jonidën, të bëjë një koment ofendues për të.
Edhe rastin e një fotoje të publikuar nga Olti Curri vihet re një detaj që tregon jo pak.
“Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, shkruante Olti.
“Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”, komenton Alba.
“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ka kthyer Olti Curri.
