Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rebelohet Jonida Maliqi: Nuk i kam marrë paratë e fitores së festivalit

20:53 / July 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jonda MALIQI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jonida Maliqi akuzoi publikisht Radiotelevizionin Publik Shqiptar se nuk e ka paguar pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës vitin e kaluar.

Në dhjetor, Jonida Maliqi u shpall fituese e konkurrimit me këngën “Ktheju Tokës”.

 Në maj, ajo e interpretoi këngën live në Izrael, si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Në intervistën e fundit të Jonida Maliqit, si e ftuar në emisionin “Treshat” në Vizion Plus, këngëtarja u shpreh se jo vetëm nuk është paguar ende nga institucioni organizues i Festivalit të Këngës, Radiotelevizioni Publik Shqiptar, por faktin se duhet të merrte një pagesë e ka mësuar nga kolegët të cilët janë shpallur fitues para saj.

“Ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”.

Jonida Maliqi tha se nëse do të ketë para për të marrë do t’i marrë patjetër.

Nuk është hera e parë që Jonida Maliqi shprehet hapur në lidhje me financimin nga ana e RTSH- së sa i takon fituesit të Festivalit të Këngës.

Në shkurt, në një intervistë për “City Radio”, ajo u shpreh se fondet për performancën e Shqipërisë në Eurovision janë të pamjaftueshme. Për këtë, ajo u shpreh se iu desh të trokiste vetë në dyert e sipërmarrësve shqiptarë për të siguruar të ardhura.

Jonida Maliqi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.