Moderatorja e mirënjohur, Jonida Shehu i është bashkuar Euronews Albania me emisionin “Sot” që do të vijë nga e hënë të premte.
Shehu duke folur për projektin e ri, tha se emisioni do të përfshijë ngjarje dhe personazhe që i sjellin publikut një këndvështrim dhe një të vërtetë që i duhet ta dijë patjetër për të qenë i mirinformuar.
“Kemi ndërtuar një program për të plotësuar të gjithë panoramën e programeve dhe për t’i dhënë publikut një pjesë që mbase është e domosdoshme”, tha moderatorja e emisionit “Sot”.
Jonida Shehu tha se emisioni do të jetë një zë për të sjellë të vërtetën dhe do të prekë gjithçka që diskutohet “Sot”.
“Thënë thjesht ne do t’i fusim jetën lajmit brenda. Parë ftohtë dhe me filtrat e burimeve. Do të sjellim jetën e të gjithë njerëzve që janë pjesë e lajmeve”, tha Shehu.
Emisioni do të nisë të hënën e ardhshme më 17 janar në orën 17:00.