Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jonila Godole flet për krimet në diktaturë: Rama duhet të dënonte aktet e babait të tij. Nuk po them që është komunist, por…

19:00 / June 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jonila Godole
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole deklaroi se duhet të identifikohen personat të cilët kanë lidhje me krimet e së shkuarës të Komunizmit dhe emrat e tyre të bëhen publik.

Në një intervistë për News24, ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama nga mënyra se si përpiqet që të sjellë vëmendjen tek babai i tij i jep krahë grupit që glorifikoi diktaturën.

Sipas saj, Rama duhej të pranonte dhe dënonte aktet e babait të tij.

“Të identifikohen personat të cilët kanë lidhje me krimet e së shkuarës dhe emrat e tyre të bëheshin publik.

Nëse do të kishim këto fakte shoqëria do të reagonte. Nuk ka pasur vullnet politik nga asnjëra palë për të pasur diçka të tillë. Pasqyrim i shoqërisë janë deputetët që janë pjesë e komisioneve. Nga ana tjetër nuk është vetëm kjo. Në nisje të 90 kush guxonte të hapte gazetën me foto të diktatorit Hoxha. Deri në fund të viteve ‘90 kishte stepje. U duk se shoqëria zuri mend. Nga viti 2000 dhe këtej, me ardhjen në pushtet të PS gjërat ndikuan në mënyrë radikale. Ligjet e nisura nga PD nuk u respektuan në lidhje me të përndjekurit.

E gjithë shoqëria u mor me temat e mbijetesës së përditshme. U mor me faktin se kujt derri do t’i themi dajë në mënyrë që të mbijetoj dhe të kem fëmijët në punë.

Ata nuk lënë asnjë institucion të punojë në mënyrë të pavarur.

Tufa apo të tjerë kanë ulur kokën apo janë larguar. Nëse e ngre zërin goditesh nga të gjitha palët jo më vetëm nga një palë.

Kryeministri Rama ka qenë person frymëzues për studentët e viteve ’90. Gjithë ligjërimi i tij ka qenë tjetër nga aktuali. Nuk e them që Rama është komunist, por mënyra e të folurit dhe diskursi i tij, vitet e fundit, mënyra se si përpiqet që të sjellë vëmendjen tek babai i tij dhe të thuash që ai ishte në anën e duhur të historisë, i jep krahë grupit që glorifikoi diktaturën. Duhet të pranonte dhe dënonte aktet e babait të tij”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.