Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jorida Tabaku shuan dilemat, sqaron se me kë grup është në Partinë Demokratike

21:19 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se është pjesë grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi dhe se proçesi i bashkimit të partisë duhet të vazhdojë.

“Nuk ka asnjë diskutim që unë jam pjesë e grupit parlamentar. Ky është një proçes dhe nuk e ndajmë dot me thikë “e bëtë apo nuk e bëtë”. Ky është një proces që unë besoj se do të vazhdojë dhe dëshira imë është që në këtë proces të bashkohet çdo zë opozitar. Me zotin Bardhi kam luksin që të bie dakord dhe të mos bie dakord. Ai është edhe miku im. Psh, unë nuk bie dakord me të dhe me vendimin e grupit për aksionin në Parlament. Arsyet janë të drejta, por mënyra sesi po shkojnë gjërat, mendoj se nuk po na ndihmojnë. Sepse bashkimi i partisë pa lënë jashtë askënd, në frymën e konfederatës, bashkë me protestën, bashkë me Parlamentin, duhej të kombinoheshin të gjitha bashkë”, thotë ajo.

Sipas saj, Partisë Demokratike i duhet çdo zë opozitar. “PD-së i duhet bashkimi i çdo zëri opozitar, i duhet kushdo. PD-së i duhet të kalojë përtej individëve. I duhet të kalojë tek qytetarët. Secili prej nesh duhet të tejkalojë veten. Unë e kam dhënë shembullin tim, kam dhënë dorëheqjen nga pozicionet që kam patur.

Tani, unë po përpiqem të bëj opozitë duke marrë pjesë në protestë, duke plotësuar me sa mundem hapësirën e lënë bosh në komisionet parlamentare, po përpiqem t’u flas njerëzve dhe t’i jap kohë këtij procesi bashkimi për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme edhe me idenë e konfederatës që i mbledh të gjitha palët bashkë. Debati më i madh që kam me kolegun dhe mikun tim Gazment Bardhi është që grupi parlamentar duhet të përdorë çdo hapësirë, duhet të përdorë Parlamentin, duhet të përdorim çdo forum”, tha ajo në TVSH.

dilemat jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.