Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jorida Tabaku: Sot jam me kokën ulur para demokratëve, koha për bashkim

15:56 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD zyrtare. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se ndihet e përulur para demokratëve dhe se do mësojnë nga gabimet e tyre. Tabaku nënvizon se mllefi nuk është as zgjidhje, as alternativë mllefi.

Postimi i Tabakut:

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.
Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.
Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!
Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!
Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.
Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.