Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jorida Tabaku zbeh protestën e Berishës: Nuk mjafton të mbledhësh njerëz, duhet mbledhur mendja

10:20 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka tentuar të zbehë mesazhin që përcolli protesta e djeshme.

Por, për Tabakun kjo nuk mjaftonte.

Nga Jorida Tabaku

Shënim për një protestë!

Do shkosh në protestë s’do shkosh në protestë! Kjo ishte pyetja që m’u bë pareshtur dje.

A thua se kjo protestë bëhej për të ndarë se kush ishte me partinë dhe kush me armikun.

“Në fakt për këtë bëhet!”, thoshin miqtë e mi. Po unë që s’kam munguar në asnjë protestë të demokratëve, madje as kur isha shtatzënë dhe na hidhej gaz pa kursim, nuk kisha dilemë!

Në protestat e demokratëve duhet shkuar. Për të tjerat ka kohë pas protestës.

Tani që jemi tek të tjerat dua të ndaj me demokratët ndjesitë e mia nga protesta.

Pjesëmarrja ishte e mirë, aq më shumë që nuk jemi në stinën më të përshtatshme për protesta të kësaj natyre, të cilat nuk shkojnë dot përtej një manifestimi partie. Nga numrat nuk mund të kërkoje më shumë, ndërsa nga çfarë u tha dhe u dëgjuar nuk mbeti më shumë se sa çfarë është thënë e dëgjuar qysh prej vitit 2013.

Madje më pak do të thosha, por nuk po e them për të mos krijuar ndonjë ide të gabuar se po krahasoj protagonistë të ndryshëm.

Mbeti po ashtu e njëjta shije pamjaftueshmërie dhe përsëri sot, njësoj si pas të gjitha protestave të panumërta prej 9 vjetësh, kryeministri është po ai.

Demokratët kanë nevojë për protesta, padyshim. Por që pas 3 vjetësh të tjera me po këtë kryeministër dhe pas të tjera protestave si kjo, Edi Rama të mos rrëmbejë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për një shpresë të re.

Këtë nevojë protestat as nuk e plotësuan deri dje, as nuk do ta plotësojnë dot deri asnjëherë. Sepse për këtë nuk mjafton të mbledhësh njerëz për të protestuar. Duhet mbledhur mendja për të ndryshuar.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.