Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka rrëfyer se në vegjëli ka patur disa pasione, mes tyre kitara.
Topalli kujton momentin e sikletshëm kur doli në skenë për të luajtur me kitarë, por fatkeqësisht iu këput teli.
“Kam qenë fëmijë kur kam dalë në skenë për herë të parë dhe sapo dola mu këput teli kitarës. Në ato momente, ata që ishin në prapaskenë më thonin dil dhe eja të lidhim telin, por mua më vinte turp pasi teatri Migjeni ishte i mbushur plot. Nuk ma merrte mendja që teli të lidhej , por shkova, e mbaj mend që isha mbuluar në djersë.
Janë situata që të mbeten në mendje. Mendoj se dështime të caktuara i kujtojmë më vonë e tani gjej veten duke qeshur, them nuk ia vlen për t’u mërzitur për gjëra të vogla dhe pa rëndësi”, tha Topalli.