Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jozefina Topalli: Do të bashkëpunoja me PD vetëm nëse largohet Lulzim Basha

22:40 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli basha 1 e1530086159556
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për koalicionin e kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ka theksuar se me forcën e djathtë do të bashkëpunonte vetëm me një kusht.

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim është shprehur se kushti  është që mos të jetë Lulzim Basha në krye të PD.

Më tej ajo ka komentuar edhe tërheqjen e Bamir Topit nga partia e tij, për të cilën ka thënë është çuditur dhe nuk e ka kuptuar.

Me kë do të bashkëpunojë nëse do të ishte afër 71-shit (PD, PS, LSI)?

“Unë nuk e di çfarë do të bëjnë të tjerët. Lëvizja për Ndryshim nuk do të bashkëpunojë me asnjërin prej këtyre të treve. Por ne do bashkëpunojmë me forcën e djathtë me një kusht, që mos të jetë Lulzim Basha dhe të jetë një emër që të jetë i pakorruptuar dhe që e do vendin e vet.

Ka pasur një tërheqje të Bamir Topit sot, keni ndonjë koment?

Këtë nuk e kam kuptuar. Asgjë s’kam kuptuar. Ndoshta ditët e ardhshme mund të kuptojmë diçka më shumë. E çuditshme m’u duk. Nuk jam në gjendje të them asgjë sot por ajo që mund të them është që asgjë nuk ka ndryshuar.

Ai ia ka vënë emrin koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, nuk e di nëse e ka bërë për të ngatërruar votën ndaj Lëvizjes për Ndryshim, por mund të them një gjë që me ofertën e atyre emrave që ka përreth, në fakt nuk ka ndryshuar asgjë.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.