Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka humbur njeriun e dashur, nënën e saj. Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se për shkak të situatës ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private.
“Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone”, shkruan ajo.