Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thotë se kërkon analizë dhe plan se çfarë duhet bërë për të rregulluar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Topalli thotë se tanimë në PD ka një statut dhe bazuar në të, nëse kryetari i partisë humbet zgjedhjet, largohet nga drejtimi i partisë, referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.
Pyetje: Pse nuk po i kërkon Berishës një analizë për humbjen, përgjegjësi Berishës që nuk arriti të mundë këtë makineri elektorale të Ramës? Opozita çfarë mund të bëjë për të fituar zgjedhjet?
Jozefina Topalli: Unë nuk i kam thënë Bashës që të largohet nga zgjedhjet. Kërkoj analizë, plan, si do të ja dalim për të mbrojtur votat dhe të mos lëmë 200 mijë vetë për të mos votuar se i hoqën nga qendrat e votimit. Ne nuk kishim asgjë.
Kur në 1996-1997 kam hyrë për herë të parë në Parlament dhe dëgjoja se Berisha duhet të jepte dorëheqjen. Normal se çdokush ka mendimin e tij. Po pse i hoqën atij logon dhe emrin, pse ja hoqën atij? Pse nuk e lanë emrin e kryetarit të koalicionit? Nëse më cakton emrin e kryetarit gjykata nën presion, a quhet demokraci kjo. Nuk donin të na lejonin të hynim në zgjedhje. 1 vit e gjysëm kemi që po bëjmë përpjekje, po blejnë deputetë. Janë deputetë të 2021-shit të PD-së.
Për ta ndryshuar situatën, ne kemi një statut që kryetari i partisë do të votëbesohet. Berisha nëse do të ikë në 2025-ën, do të ikë se është në statut, por nuk mjafton kjo. Ne kemi nevojë për njerëz të vërtetë dhe për njerëz që dinë të bëjnë beteja. Besoj se për 2 vite, të gjithë ne, kryetari i partisë ik kur humb zgjedhjet politike.