Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Jozefina Topalli: Kryetari i partisë ikën nëse humb zgjedhjet politike

23:31 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli thotë se kërkon analizë dhe plan se çfarë duhet bërë për të rregulluar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Topalli thotë se tanimë në PD ka një statut dhe bazuar në të, nëse kryetari i partisë humbet zgjedhjet, largohet nga drejtimi i partisë, referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.

Pyetje: Pse nuk po i kërkon Berishës një analizë për humbjen, përgjegjësi Berishës që nuk arriti të mundë këtë makineri elektorale të Ramës? Opozita çfarë mund të bëjë për të fituar zgjedhjet?

Jozefina Topalli: Unë nuk i kam thënë Bashës që të largohet nga zgjedhjet. Kërkoj analizë, plan, si do të ja dalim për të mbrojtur votat dhe të mos lëmë 200 mijë vetë për të mos votuar se i hoqën nga qendrat e votimit. Ne nuk kishim asgjë.

Kur në 1996-1997 kam hyrë për herë të parë në Parlament dhe dëgjoja se Berisha duhet të jepte dorëheqjen. Normal se çdokush ka mendimin e tij. Po pse i hoqën atij logon dhe emrin, pse ja hoqën atij? Pse nuk e lanë emrin e kryetarit të koalicionit? Nëse më cakton emrin e kryetarit gjykata nën presion, a quhet demokraci kjo. Nuk donin të na lejonin të hynim në zgjedhje. 1 vit e gjysëm kemi që po bëjmë përpjekje, po blejnë deputetë. Janë deputetë të 2021-shit të PD-së.

Për ta ndryshuar situatën, ne kemi një statut që kryetari i partisë do të votëbesohet. Berisha nëse do të ikë në 2025-ën, do të ikë se është në statut, por nuk mjafton kjo. Ne kemi nevojë për njerëz të vërtetë dhe për njerëz që dinë të bëjnë beteja. Besoj se për 2 vite, të gjithë ne, kryetari i partisë ik kur humb zgjedhjet politike.

Berisha Jozefina Topalli Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.