Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Juan Carlos i Spanjës u përgjigjet thashethemeve rreth marrëdhënies së tij me Princeshën Diana

20:21 / October 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diana Capture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka vendosur të flasë për herë të parë rreth thashethemeve të vjetra që e lidhnin me Princeshën Diana. Në librin e tij të ri me kujtime, “Pajtimi”, që pritet të publikohet në Francë më 5 nëntor, 87-vjeçari i cili prej pesë vitesh jeton në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndalet në karrierën e tij mbretërore, jetën personale dhe përflitet për raportin e tij me “Princeshën e zemrave”.

Pavarësisht reputacionit të tij si një adhurues i femrave, Juan Carlos mohon në mënyrë të prerë çdo lidhje romantike me Princeshën e ndjerë të Uellsit. Sipas The Telegraph, ai e përshkruan Dianën si “të ftohtë, të heshtur dhe të distancuar — përveç kur paparacët ishin të pranishëm”.

Thashethemet për një marrëdhënie mes tyre nisën në mesin e viteve 1980, kur Diana dhe Princi Charles, së bashku me djemtë e tyre William dhe Harry, kaluan disa vera radhazi në Pallatin Marivent në Palma de Mallorca – rezidencën verore të familjes mbretërore spanjolle. Fotot e Dianës dhe Juan Carlos-it duke pushuar në jahtin mbretëror “Fortuna” nxitën dyshimet për një afrimitet më të madh mes tyre.

Duke marrë parasysh tensionet në martesën e Dianës me Charles-in, për shkak të lidhjes së këtij të fundit me Camilla Parker Bowles, zërat u përhapën me shpejtësi. Edhe pse Princesha nuk foli kurrë publikisht për këtë temë, biografi i saj Andrew Morton ka shkruar se Diana e përshkruante mbretin spanjoll si “shumë epshndjellës” dhe se ndihej në siklet kur ndodhej vetëm me të.

Juan Carlos u ngjit në fron në vitin 1975, pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, dhe luajti një rol kyç në transformimin e Spanjës drejt demokracisë. Ai fitoi respekt ndërkombëtar për ndalimin e një grushti shteti ushtarak dhe për reformat demokratike që solli.

Megjithatë, dekadat që pasuan u shoqëruan me skandale që tronditën imazhin e tij: marrëdhënie jashtëmartesore, hetime financiare dhe udhëtime luksoze, përfshirë një të famshëm udhëtim për gjueti elefantësh në Afrikë. Në vitin 2014, ai abdikoi në favor të të birit, Mbretit Felipe VI, duke u tërhequr nga jeta publike.

Në vitin 2020, për të mos ndikuar në mbretërimin e Felipe-s, Juan Carlos u largua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Mbretëresha Sofia, vazhdon të jetojë në Spanjë dhe të mbështesë djalin e tyre në detyrat mbretërore.

“Për të ndihmuar djalin tim, kërkova një vend ku gazetarët nga vendi im nuk do të më gjenin lehtë,” tha ai për Le Figaro, duke shtuar se libri i tij synon “të konsolidojë vendin e tij në historinë spanjolle”.

Ndërsa Spanja përgatitet të shënojë 50-vjetorin e vdekjes së Francisco Francos më 20 nëntor, mbetet e paqartë nëse ish-mbreti do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore. Ajo që është e sigurt, është se me “Pajtimin”, Juan Carlos kërkon të rikthejë kontrollin mbi narrativën e jetës së tij- dhe të sqarojë, njëherë e mirë, të gjitha thashethemet që e kanë ndjekur ndër vite.

diana Juan Carlos pergjigjet spanjes thashethemeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.