Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Jug i Shqipërisë drejt shuarjes, tre qarqet më të mëdha me shtesë natyrore negative

08:48 / May 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri. Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmë ka vetëm 20-25, ku pjesa më e madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve në vend.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit pët vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë një shtesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Nëmënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë 2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më të lartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet më të larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore në qarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruar thuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1.

197B63B9 A92C 43E5 A746 34A084EFE547

jugu shuarjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.