Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Juntë ushtarake në Shqipëri? Koçi: Deklaratë e papjekur nga Meta, do jetë penduar

23:20 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
petro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e cilëson të papjekur deklaratën e Presidentit Meta se në vend po instalohet një juntë ushtarake. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Koçi tha se edhe vetë Kreu i Shtetit do të jetë penduar për atë deklaratë. Për Koçin, “rreziku” i vetëm ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi.

“Mendoj se zoti Meta do të jetë penduar për atë deklaratë. Ishte një deklaratë e papjekur, që nuk ka lidhje me realitetin fare. Ndërkohë Meta sipas ligjit është komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nuk mund të flasë kurrë për një juntë ushtarake. Besoj se “rreziku” ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi. Nëse ka dashur ti referohet reformës në drejtësi dhe institucioneve që ajo po ngre siç është SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit si juntë ushtarake kjo është një metaforë e cila nuk mund të përdoret sepse duke qenë se jemi edhe duke zhvilluar ceremonitë dhe manifestimet për 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO është një referencë shumë e gabuar dhe e pa pjekur”, tha Petro Koçi.

Petro Koçi komentoi edhe hetimin e PD-së lidhur me lobin në SHBA dhe financimin rus. “Në Shqipëri kuptohet që hapësira e Rusisë për të vepruar është e kufizuar, edhe në Kosovë por duhet të dimë që ata financojnë fuqishëm në planin ekonomik për të blerë prona por edhe besoj për të blerë zëra mediatike por edhe financime në politikë. Fakti që kemi tashmë një parti politikë nën akuzë siç është rasti i PD-së, është shumë shqetësuese. Sidoqoftë i mbetet drejtësisë për të certifikuar se deri ku shkon kjo. Këtu duhet falënderuar drejtësia amerikane dhe transparenca amerikane që ka sjellë prova lidhur me këtë gjë por që i mbeten drejtësisë për ti administruar dhe për ta çuar të vërtetën deri në fund”,  tha Petro Koçi.

deklaraten Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu me sipërmarrësit në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

13:58 / July 25, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.