Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Jurgis Çyrbja lë mandatin si deputet i PS-së, shihet si strategji për transferim të hetimit në prokurorinë Durrës

16:23 / October 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin si deputet i PS, dhe vendimi është konsideruar nga SPAK si një lëvizje juridike-strategjike, me shpresën për ti shpëtuar ndjekjes penale nga Prokuroria e Posaçme.

Ky ndryshim kursi i Jurgis Çyrbja është veçse ti shpëtojë ndjekjes penale, ku deputeti i Durrësit rrezikon të meret i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” së bashku me zyrtarë të tjerë të hipotekës Durrës.

Çyrbja ka argumentuar kërkesën për lënien e mandatit të deputetit, si një domosdoshmëri për tu marë me problemet shëndetësore. Me ndërprerjen e mandatit të deputetit, Çyrbja automatikisht humb funksionet juridike të zyrtarit të nivelit të lartë, duke futur procesin hetimor brenda një diskutimi ligjor për moskopetencën lëndore të vijushmërisë së hetimit të rastit.

Në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale, Çyrbia ka drejtuar hipotekën e Durrësit, dhe s’mund të hetohet nga SPAK por nga prokuroria lokale e rrethit. Gjasat janë që në të ardhmen, SPAK mund të shpallë moskopetencën dhe dosjen kundër tij, tia dërgojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

Një vendim i tillë nuk është marë ende nga SPAK, i cili pret të njihet zyrtarisht nga kuvendi për ndërprerjen e mandatit të zotit Çyrbja. Lëvizja e deputetit të PS në Durrës, erdhi vetëm pak orë pasi SPAK e thiri për ta pyetur për një kallëzim penal, të bërë në 2021 nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili pretendonte në atë kohë se Çyrbja ka “Shpërdoruar detyrën” me lejet e legalizimeve. /Ora News/

deputet jurgis Çyrbja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.