Nga studioja e emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora, juristi Ledio Braho është shprehur se nëse do të merren punonjës nga jashtë do të rriten kostot. Sipas tij, nëse do të vijnë punëtorë krahu nga jashtë BE, atëherë duhen ndjekur procedura të caktuara.
Ai shtoi se punëdhënësi duhet të angazhojë një zyrë juridike, dhe kur do të merret një numër i madh punonjësit atëherë do të krijohen zona si geto ku ata do të jetojnë.
Ledio Braho tha se: “Nëse do të merren punonjës nga jashtë BE, dhe punonjës jo të kualifikuar, pra që do të vijnë të bëjnë punën e krahut në Shqipëri, atëherë patjetër do të ketë një procedurë për ty bërë. Këto procedura duet të kryhen nga punëdhënësi dhe nga agjencia dhe në këto kushtet duhet të që vetë punëdhënësi të angazhojë një zyrë juridike për tu marrë me këto çështje, rriten kostot. Kur flasim për punonjës që do të marrin numër të madh punonjësit, do të krijohen zona që do të jenë në një farë mënyrë si geto ku do të ketë punëtorë krahu që do të jetojnë bashkërisht dhe në këto zona mund të ketë edhe rritje kriminaliteti.”