Tre presidentë që kanë mbajtur ndër vite detyrën e kreut të lartë të Shtetit janë bërë bashkë. Dhe për këtë ka shërbyer dekorimi i juristit dhe konstitucionalistit Luan Omari me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Afred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Ilir Meta ishin në ceremoninë e dekorimit të Omarit, që iu dha dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit.
Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave; një ndër konstitucionalistët kryesorë me ndikim të ndjeshëm në proceset thelbësore të ligjvënies në Shqipëri. Si përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare në organizatat shkencore dhe forumet e së drejtës ndërkombëtare, duke spikatur me personalitetin e tij akademik”.
