Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Juve-Barça, sa shumë emra në tavolinë, “Zonja” tenton Suarezin

22:27 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suarez Rakitic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fabio Paratiçi fluturoi në Barcelonë ditën e hënë për Huan Mirandën, por takimi me drejtuesit e katalanasve ofroi mundësinë për të biseduar edhe për lojtarë të tjerë. Duke nisur nga mbrojtësi i majtë, drejtori sportiv i Juventusit kërkoi të përfshinte në bisedime edhe Daniele Ruganin (një prej skarcimeve të kampionëve të Italisë), por që nuk arriti t’i bindë kampionët e Spanjës.

Klubi i Bartomeut preferon që ta largojë në formë huazimi 19-vjeçarin (dhe klubi francez i Marsejës është gati ta pranojë këtë formulë) dhe në rast shitjeje përfundimtare, do të kërkonte mes 8-10 milionë eurove.

Kështu që në Torino duhet të vendosin nëse do të riformulojnë ofertën e tyre apo të vazhdojnë diskutimet për një shkëmbim hipotetik mes Ruganit dhe Umtitit (i cili sipas “La Gazzetta dello Sport” do të largohej drejt një skuadre tjetër) dhe atij mes Emre Xhanit (gjermani me origjinë turke nuk e ka bindur Sarrin) dhe Rakitiçit, i kërkuar më parë edhe nga Interi.

Tani për tani është vetëm një hipotezë, sepse klubet nuk kanë të njëjtat vlerësime për dy mesfushorët sipas “Tuttosport”. Në fund, edhe pse duhet pranuar që është surprizë, është shfaqur edhe emri i Luis Suarezit.

Me shitjen e uruguaianit, Barcelona do të kishte më shumë shanse për të ripërqafuar Nejmarin (për brazilianin është në garë edhe Juventusi, që mund të luajë kartën Dibala), edhe pse për kampionët e Italisë do të kishte më shumë logjikë një “shkëmbim” me Gonzalo Higuainin (që deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kontinasa).

Një shkëmbim me Manxukiçin do të refuzohej menjëherë prej spanjollëve për shkak të mungesës së ekuilibrit mes vlerësimit të sulmuesve. Është një fantamerkato me shumë emra të çmuar, që është e destinuar të zgjidhet në 11 ditët e ardhshme.

juve-barca suarez zonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.