Aventura e Paolo Dybala-s te Juventus filloi në 2015 dhe tani pas 7 vjetësh duket se i ka ardhur fundi. Për shkak se deri më tani nuk ka patur një rinovim të kontratës nga argjentinasi si rezultat i keqkuptimeve të ndërsjellta, pritshmërive të parealizuara, kërkesave dhe përgjigjeve jashtë kohe, rrugëtimit të tij te Juventus duket se i ka ardhur momenti i epilogut.
Në nisjen e merkatos së verës, Dybalai do të largohet diku tjetër: nëse nuk ka ndonjë mrekulli. Vendimi i klubit për të lënë në paradhomë avokatin e Joyas, duke shtyrë takimin e planifikuar për sot me Jorge Antun, nënkuptonte një shtrëngim duarsh përfundimtare dhe të dështuar.
Shkurtimisht, Juve ka bërë lëvizjen e saj, Dybala tani duhet të ulë kokën dhe të rinovojë në kushte që nuk janë të tijat: gjë që nuk është e pamundur në vetvete, nëse argjentinasi do të ndjente ende besimin që kishte mbajtur mbi supe numrin 10. Gjithçka është ndryshe dhe ishte i pari që kuptoi se nuk është më në qendër të projektit të Juventusit.
Sigurisht që do të jetë e rëndësishme që këta tre muaj e gjysmë të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme, nga të dyja palët. Shumë do të varet, si gjithmonë, nga rezultatet.
Do të duhet qartësi nga ana e klubit, do të duhet profesionalizëm maksimal nga ana e lojtarit që duhet thënë se ka dhënë gjithmonë gjithçka deri më tani për fanellën që vesh, duke rënë ndonjëherë në grackën e dëmtimeve pikërisht. Për shkak të dëshirës së tepërt për të qenë atje, duke përshpejtuar fazën e rikuperimit.
Nga ana tjetër, është e drejta e plotë e Dybala-s të flasë me klube të tjera dhe të planifikojë të ardhmen e tij diku tjetër tani. Edhe me Interin, pretendentin më serioz në Itali. Por ka edhe jashtë vendit, veçanërisht në Spanjë, me Atletico Madridin që tashmë po e ndjek.
Dashuria për Juventusin ndoshta mund t’i devijojë mendimet e argjentinasit përtej kufirit, një dëshirë legjitime për hakmarrje mund ta shtyjë atë në Milano. Ajo që duket e sigurt sot është lamtumira nga Torino.
