Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve premton shkëndija edhe pse nuk është në fushë Kristiano Ronaldo përballë Lionel Mesit. Portugezi e humbi sfidën për shkak të COVID-19, por kjo nuk do të thotë se italianët do të luajnë të tërhequr. Pirlo ka vendosur të hedhë në fushë një rreshtim ofensiv me Kuadrado, Kulusevski, Kieza, Dibala e Morata së bashku nga minuta e parë.
Ndërkohë, Kuman ka dhuruar një tjetër surprizë, pasi ka vendosur të mos aktivizojë si titullar Ansu Fati, i cili kishte shfaqur një formë të mirë në startin e sezonit, duke i bërë vend Dembele dhe Pedri, në mbështetje të dyshes Mesi-Grizman. Ndërkaq, jashtë titullarëve është lënë edhe Buskets, një vendim i rëndësishëm edhe për dinamikat brenda skuadrës katalanase, pasi ai që tani vlerësohet si një legjendë nga tifozët e kësaj skuadre.
JUVENTUS-BARCELONA 0-1
14′ Dembele
JUVENTUS: Shçzesnji, Bonuçi, Demiral, Danilo, Kuadrado, Rabio, Bentakur, Kulusevski, Kieza, Dibala, Morata.
Trajner: Andrea Pirlo
BARCELONA: Neto; Serxhi Roberto, Arauo, Lengle, Zhordi Alba; Pjaniç, De Jong; Dembele, Mesi, Pedri; Grizman.
Trajner: Ronald Kuman