Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Juventus kërkon që të bëjë një tjetër super-goditje

17:11 / January 11, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iscoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas akordit me uellsianin Aaron Ramsey, bardhezinjtë tani duan një tjetër yll. Mesfushori spanjoll Isco ishte dëshira numër një e trajnerit Allegri, kur mori drejtimin e Juventusit.

I njëjti futbollist është rikthyer në orbitën e teknikut të bardhezinjve këtë dimër. Por, nëse atëherë futbollisti iberik as e mendonte largimin nga Reali i Madridit, tani është shprehur në favor të transferimit te skuadra torineze.

“Sky Sport Italia” pretendon se Juventusi do të fokusohet të Isco, pas marrëveshjes me uellsianin Aaron Ramsey. Situata e komplikuar e spanjollit te kampionët e Europës u konfirmua dhe nga kapiteni Sergio Ramos.

Isco ndihmoi “galaktikët” të fitojnë 3 tituj Champions League radhazi, nën drejtimin e francezit Zinedine Zidane, por ka qenë vetëm 5 herë në formacionin titullar gjatë këtij sezoni në La Liga, situatë kjo që nuk po i pëlqen aspak. Gjithçka lidhet me trajnerin e ri të skuadrës “merengues”, që nuk do t’i besohet Solarit për sezonin e ardhshëm.

Juventusi duhet gjithashtu të mundë konkurrencën e Manchester Cityt, që nuk kursehet në miliona, kur në diskutim janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, si Isco.

juventus merkato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.