Juventusi kthehet te suksesi dhe ngjit ngadalë shkallë në renditje. Skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti sonte me rezultatin 2-0 në transfertë ekipin e Salernitana-s që lufton për mbijetesë.
Nga një gol për pjesë për bardhezinjtë, që gjithashtu rrezikuan jo pak dhe vendasit ishin pafat duke goditur shtyllën me Ranieri.