Juventus ka vënë në shënjestër një sulmues të Real Madrid, i cili mund të jetë partneri i Dusan Vlahovic për të ardhmen.
Bëhet fjalë për Rodrygo Silva de Goes, i njohur thjesht is Rodrygo. Lojtari i datëlindjes 2001 pëlqehet nga bardhezinjtë që nga koha kur luante te Santos, që më pas e ka shitur te madrilenët për 45 milionë euro.
21-vjeçari nuk ka zhgënjyer, por njëkohësisht nuk ka arritur të bindë deri në fund. Transferimi i mundshëm i Mbappe në Bernabeu dhe ai i Haaland do ta linin në stol dhe braziliani mund të kërkojë largimin nga Real Madrid. Rodrygo do të merrte vendin e Paulo Dybala te torinezët.
Një nga pengesat mund të jetë çmimi i kartonit, edhe pse Perez mund t’i ulë kërkesat deri në 40-45 milionë euro. Megjithatë, gjithmonë sipas Okdiario, madrilenët nuk duan ta largojnë Rodrygo-n.
Madje synon t’i rinovojë kontratën deri në qershor të 2027-ës (aktualisht skadon në 2024-ën) duke ja rritur rrogën aktuale prej 4 milionë eurosh dhe mbi të gjitha klauzolën, nga 700 milionë në 1 miliard euro.
Si alternativë për Rodrygo-n, Juventus-i mund të bëjë një tentativë për shokun e skuadrës dhe të repartit Marco Asensio, kontrata e të cili skadon në vitin 2023 dhe është i hapur për një aventurë të re.
