Juventusi i Andrea Pirlos duket se nuk ka filluar ende të prodhojë atë futboll që kërkohej nga bardhezinjtë, Kampionët në fuqi të Italisë duket se do ta kenë shumë të vështirë për të mbrojtur titullin kampion, pasi si janë ndalur përsëri në këtë start të kampionatit, këtë herë në shtëpi nga Verona.
Në një ndeshje ku Pirlo kishte hedhur nga minuta e parë dhe Dibalën në fushë, Juvetnusi krijoi më shumë lojë, por pak raste dhe e pa veten në disavantazh pas golit të Favilit, një lojtar i cili është në pronësi pikërisht të bardhezinjve.
Juventusin e shpëtoi Kulusevski, i cili i aktivizuar në pjesën e dytë, krijoi një gol shumë të bukur, duke barazuar rezultatin. Por tentative e mëtejshem të Juventusit nuk prodhuan asgjë dhe ndeshja u mbyll me një barazim që lë përsëri skuadrën larg kreut e rrezikon të thellojë distancën me një grup ekipesh që marshojnë dhe duket se janë nëj hap para Juventusit në këtë pjesë të sezonit.
