Juventusi mposhti me rezultatin e pastër 4-0 Frozinonen duke fluturuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment kualifikimin teksa realizuan nga dy gola për secilën pjesë.
Protagonist absolut në këtë mbrëmje ishte sulmuesi polak Milik i cili arriti të realizonte tripletë, ndërkohë që goli i katërt u realizua nga talenti turk Jilldiz.
Pas eliminimit të Interit, Milanit dhe Napolit, tashmë juventinët mbeten favoritët kryesorë në letër për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin italian.
