Dejan Kulusevski tani ka përfunduar në shënjestrën e Tottenhamit të cilët janë në punë duke u përpjekur ta marrin atë nga Juventusi.
Lajmi është raportuar nga prestigjozja The Athletic që raporton se operacioni mund të kalojë në formë huazimi me të drejtë ose detyrim blerje.
Drejtori sportiv i Spurs, italiani Paratici është një admirues i madh i anësorit suedez.
Në fakt, Juventusi do të donte ta hiqte dhe arrinte të fitonte mbrapsht paratë e shpenzuara për të, duke e blerë te Atalanta 40 mln euro bashkë me bonuse pas një super sezoni në huazim te Parma.
Fakti është që Kulusevski do të donte të mbetej në Serie A, por Juventusi nuk dëshiron të fuqizojë Milanin duke i dhënë formulë huazimi me të drejtë blerje.