Turqia lindore u godit mbrëmjen e djeshme nga tërmeti i fuqishëm me një magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, por krahas tragjedisë një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej zonave të prekura.
Mediat turke publikojnë një video ku shfaqet një peson në Bismil të Dijarbakirit, zonë e prekur nga tërmeti që çan me thikë gomat e mjeteve të parkuara.
Në polici janë raportuar 160 raste të tilla, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.
