Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Ka diçka që nuk e di askush”, Melisa flet mes lotësh për familjen e saj

22:04 / December 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melisa lleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalistja e “Dance Albania”,  Melisa Lleshi tregoi gjatë një klipi të transmetuar mbrëmjen e sotme arsyet e forta  pse  ajo dëshiron të fitojë finalen. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ndau hollësira nga jeta e saj personale, të panjohura më parë.

Veç nënës së saj e cila së fundmi kaloi një operacion të vështirë, vëllai i Melisës vuan gjithashtu nga problemet shëndetësore. Dy njerëzit e dashur janë motivi i Melisës drejt triumfit.

“Ka shumë pak gjëra që njerëzit dinë për mua. Kam mbaruar studimet në  Fakultetin e Infermierisë në Milano dhe jam në vit të dytë (specializim) për Mjekësi. Kur unë kam aplikuar për shkollë mamaja ime ka qenë në spital. Zihesha me mjeket dhe infermieret sepse më dukej sikur ata kishin në dorë të bënin diçka dhe nuk e bënin. Dhe thashë, e di çfarë, do e zgjedh këtë degë, do jem unë në shtëpi, do jem unë doktori i shtëpisë dhe do kalojnë tek dora ime më së pari. Unë kam diçka që s’e di askush: unë kam vëllain me probleme shëndetësore. Kur ka lindur, e kanë dëmtuar gjatë lindjes dhe ka këmbën dhe dorën me probleme. Dhe prandaj po mundohem jo vetëm me anë të shkollës, por me çdo gjë që po bëj, qoftë këndimi, qoftë “Dance”, televizioni, çdo gjë, mundohem që unë… Misioni im në jetë është vetëm të shoh familjen time të lumtur. Çdo gjë që unë do bëj, do e bëj vetëm për ata. Unë do fitoj për familjen time, për veten time, për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe për të gjithë ata njerëz që thonë Melisa nuk ia del dot!”- u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

dance albania familja melisa lleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.