Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ka edhe gjëra për të cilat nuk jam krenar”- Rama në Durrës: Persona që kanë marrë poste në PS, i kanë sjellë vetëm kosto partisë

20:26 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture673
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ndal në turin e tij të falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit, në qytetin e Durrësit.

Përpos falenderimin për ata që i dhanë votën Partisë Socialiste, Rama e drejtoi gishtin nga të vetët në pozicionet më të larta në parti ndër vite që sipas tij e kanë turpëruar besimin që u është dhënë.

Ai tha se ka pasur njerëz që kanë pasur në dorë drejtimin e agjencive të rëndësishme, kanë marrë gjithçka në PS dhe në fund kanë sjellë vetëm kosto për partinë.

“Kemi hyrë në një borxh shumë të madh duke i kërkuar votën njerëzve dhe duke i kërkuar të na besojnë ne se vetëm me ne shkohet përpara. AJo që kemi marrë prej tyre është një sfidë shumë e madhe, e jashtëzakonshme. Ata bëjnë ca llogari të çuditshme por kanë marrë, nuk kanë marrë 250 mijë vota sepse të votat për kandidatët kundërshtarë janë mbledhur me kuç e me maç. Kurse këta me të cilat Shqipëria ka problemin janë katandisur kokoshi një thelë. Kjo braktisje ka të bëjë edhe me faktin që brenda vetes, edhe pse nuk do e thonë kurrë ata e dinë që ne jemi zgjedhja më e mirë.

Kjo nuk do të thotë që ne i kemi bërë të gjithë gjërat mirë. Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqësa të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë.

Në fund të ditës përgjegjësia është individuale por një familje, edhe familja e vogël, edhe familja e një kompanie apo skuadre sporti, edhe familja e një partie nuk mban përgjegjësi për atë që bën një individ që del nga shinat por për mënyrën si reagon në raport me problemin. Që do të thotë merr masa dhe vetëdijësohet që ajo gjë nuk do të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim. Ne kemi shumë mësime për të nxjerrë që të mund ta meritojmë këtë besim dhe këtë mbështetje”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.