Dy banorët e “Big Brother VIP”, Diola dhe Xhonatani u caktuan dje që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”.
Provat e tyre u bënë në dhomën e surprizave dhe si sfidë ishte caktuar një këngë e njohur latine.
Afrimiteti mes tyre u komentua nga Armaldo dhe Olta, të cilët ishin të mendimit se Xhoni ka një pëlqim për Diolën dhe se ai ka eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë.