Endrik Beba ishte i ftuar këtë të martë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli për arsyen e largimit nga grupi Lynx, shkëputjen nga muzika si dhe rrëfeu për herë të parë sëmundjen e të birit. (KLIKO)
Gjatë bisedës me moderatorin, Alban Musa, ish-vokalisti i grupit, tregoi se ishte infektuar pesë herë me virusin COVID-19. Këngëtari tregoi se testohej shumë shpesh për të parë nëse është infektuar për shkak të familjes së tij ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur simptoma të rënda.
“Kam kaluar pesë herë Covid-19. Hera e parë ishte në fillime që sapo ishte përhapur në Shqipëri. Pastaj u sëmur dhe djali. Kam të bëj në punë me shumë njerëz, e bëja testin çdo dy javë. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë simptomë, as kollë, asgjë. E vetmja herë që nuk e kam provuar me test është e para”, tha këngëtari.
Ai tregoi se kjo e kishte penguar edhe të shkonte të vizitonte të birin në Greqi, që kurohet atje për sëmundjen.
“Ka qenë Covidi, e dyta gjatë kohës që u hapën rrugët nuk kam shkuar sepse kujdesem dhe për mamanë time, gjyshin dhe gjyshen, të cilët janë bërë dy javë që më lane. Prandaj e bëja tamponin shumë shpesh”, tregoi Endriku.
Ai tha se këto humbje, e kanë ndikuar shumë, sigurisht edhe produktivitetin në muzikë.