Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ka idhull Kuper, Kukësi gëzon adoleshentin italian që fitoi betejën e vështirë me COVID-19

08:49 / September 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marko kuper
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju kujtohet festimi i Godberg Kuper pas golit ndaj Slavias së Sofjes? Sulmuesi i Kukësit përveç vallëzimit të zakonshëm, bëri me dorë edhe shkronjën M, një sinjal për një djalosh italian i cili kishte qenë në gjendje të rëndë pas infektimit me koronavirus. Një histori me fund të lumtur, pasi djaloshi 17-vjeçar nga Bergamo, Marko Benzoni, ia ka dalë me sukses që të fitojë betejën me këtë infeksion që ka paralizuar gjithë botën.

E për të festuar këtë arritje, pjesë është bërë edhe klubi i Kukësit, i cili i ka dërguar një bluzë të personalizuar, duke e ditur se Benzoni është një ndjekës i ekipit për shkak se aty aktivizohet Godberg Kuper. Sulmuesi ka shpjeguar për faqen e klubit verilindor këtë lidhje që ka krijuar me djaloshin nga qyteti i Bergamos, ku është rritur edhe vetë Kuper.

“Unë e njoh Markon sepse fillimisht është nga lagjia ime por edhe sepse në Bergamo, bëhen lojëra të ndryshme me fëmijë dhe mua më ka rastisur që ta njoh.

Veç Markos, njoh edhe vëllanë e tij dhe më tregoi që është i sëmurë. Ai më tha gjithashtu se mua më shihte si një idhull dhe se minimumi që mund të bëja në këtë moment ishte t’i dhuroja një fanellë të ekipit. Këtë e bëra për t’i treguar se unë jam krah tij për të luftuar kundër koronavirusit dhe çdo shqetësimi tjetër që ka.

Jam shumë i lumtur që ai u bë mirë. Është vetëm një fëmijë 17 vjeç por është një luftëtar i vërtetë, një hero. Jam i lumtur që mund të përqafojë familjen e tij, shoqërinë e tij dhe që hap pas hapi mund të rikthehet në jetën e përditshme.

Tani, ai është idhulli im! Nuk të ndodh çdo ditë të shohësh një 17-vjeçar që lufton me virusin dhe sëmundjen dhe ia del të fitojë”, ishte tregimi I Kuper për këtë ngjarje të veçantë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.