Në pranga nga Policia është vënë një 45-vjeçar.
Ben Sula nga Rrogozhina u arrestua në Sarandë për vjedhje, kryesisht në ambiente ku qëndronin turistët. Ai dyshohet për 22 vjedhje, nga këto 19 të pohuara nga ai vetë.
“Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha sërish”. Kjo është dëshmia që autori ka dhënë para grupit hetimor. Ai jetonte në Sarandë vinte dhe ikte me autobus.