Opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, kanë folur për debatin Efi-Luiz.
Arbri: Unë mendoj që Luizi ka pasur indicie Kiarën për Efin. Sot nga Efi mësova që ajo vetë ka thënë që Luizi është kokrra e mashtruesit.
Ajo ka mbrojtur një njeri që sot e quajti mashtrues, më erdhi mirë që sot e pranoi vetë. Kur Efi pa që situatat kanë ndryshuar tani brenda shtëpisë, ka filluar të ndërtojë lojën e saj. A do ketë fuqi ajo që t’i dalë përballë Luizit apo banorëve të tjerë, ngelet për tu parë.
Me fjalët e veta ajo sot pranoi që tjetër mendim ka pasur për Luizin dhe tjetër ka.
Zhaklin: E prisja të ndodhte kjo. Mendoj që Efi duhet të bëjë lojën e saj. Më vjen keq për Kiarën, se nuk ka ditur të mbrojë veten.