Festivali i Këngës në RTSH këtë fundvit është shoqëruar me polemika të shumta, nisur edhe nga lidhja ‘live’ që bëri me spektaklin ‘Big Brother VIP’
about:blank Një reagim ka ardhur edhe nga Mirela Athanas, vajza e tenori Xhoni Athanas, e cila është zhgënjyer nga Festivali i Këngës dhe ka ‘thumbuar’ edhe Kozam Dushin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Kozma Dushi në Festival, kur mbajti fjalën foli për disiplinën e zërit dhe përmendi Gaqo Çakon, por jo Xhoni Athanasin, atë që vërtet ka pasur më afër në mësim sipas saj dhe që gjithmonë i jepte këto këshilla.
“Jo se kam gjë kundra tij të thotë gjithçka që do për të madhin Gaqo Çako, por të themi atë që është, Xhoni ka qenë 10 vjet më i madh se Gaqo, dhe dukej akoma më i ri tani për të bërë humor. Kështu që Kozmai duhet të kishte ndoshta për shembull atë që kishte më afër tij në mesim. Xhoni nëse kishte një nga virtytet që e çmonte dhe e përmendte gjithmonë ishte mirënjohja”, shkruan ajo në postimin e saj ndër të tjera.
