Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ka një datë për zhdukjen e Tokës

13:25 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asteroid flying past earth
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup shkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti i Harvardit, Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) dhe qendra të tjera studimore kanë zbuluar se si do të jetë fundi i planetit Tokë. Edhe pse është e vërtetë që dihej se dritës së Diellit do t’i vinte fundi dhe, bashkë me të, edhe pjesës tjetër të jetës në sistemin diellor, ekspertët tashmë kanë një ide se si do jetë ky proces.

Kjo sepse tashmë kjo gjë ka ndodhur. Jo në sistemin diellor, por në Rrugën e Qumështit, rreth 12 000 vite dritë larg. Shkencëtarët kishin ndjekur prej kohësh procesin e një ylli që tashmë po hynte në fazën e fundit të jetës së tij: po bëhej më i madh dhe më i kuq në ngjyrë. Gjatë procesit, ndërsa u zgjerua, ai ka tërhequr një planet në orbitën drejt tij, derisa përfundoi duke e gëlltitur.

“Ne po shikojmë të ardhmen e Tokës”, tha një nga autorët e studimit, Dr. Kishalay De, nga MIT, në deklaratat për gazetën britanike “The Telegraph”. Dhe kjo do të ndodhë me yllin rreth të cilit rrotullohet, Diellin. Por, fundi nuk do të jetë i afërt, pasi do të ndodhë pas pesë miliardë vjetësh, kur ylli të digjet dhe të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë planetët që rrotullohen rreth tij. Tani “nëse ndonjë qytetërim tjetër do të na shikonte nga 10 000 vite dritë larg ndërsa Dielli përfshin Tokën, ata do ta shihnin diellin të shkëlqejë papritur ndërsa nxjerr një material, pastaj formon pluhur rreth tij”.

Është hera e parë që një grup shkencëtarësh e ka zbuluar këtë proces. Deri më tani i është kushtuar vëmendje asaj që ka ndodhur më parë dhe cili është rezultati i mëvonshëm. Por, askush nuk kishte parë ndonjëherë një yll të thithte një planet. Dhe ata e gjetën atë rastësisht, pasi, në fillim, studiuesit po kërkonin lloje të tjera lëvizjesh në hapësirë.

Ata po përpiqeshin të gjenin sisteme yjesh që janë shkrirë me njëri-tjetrin. Megjithatë, ata gjetën një yll që, në një periudhë prej 10 ditësh, ishte kthyer në një nuancë 100 herë më të ndritshme. Por, energjia që shkencëtarët zbuluan se lëshonte ishte shumë e vogël për t’u bashkuar me një yll tjetër. Prandaj, çdo gjë që bashkohet me yllin duhet të jetë më e vogël. Si, për shembull, një planet.

toka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.