Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ka plane për të zgjeruar familjen me “fëmijën e tretë”? Rrëfehet Alketa Vejsiu dhe surprizon me përgjigjen

16:52 / August 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alketa Vejsiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi, ajo ka realizuar një “Ask me a question” në Instagram, ku dikush e pyet prezantuesen nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë. Ajo ka shkruar se binjakë do i shkonin shumë në këtë stad të jetës.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, – u shpreh Alketa.

alketa

Një tjetër ndjekës e ka pyetur Alketën: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”

Moderatorja ka shkruar gjatë, duke treguar se nuk e ka kaluar ndonjëherë situatën e depresionit edhe pse si të gjithë ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj.

“S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”- ka shkruar Alketa.

Alketa Vejsiu femija i 3 rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.