Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend.
Ai tha se në Shkodër ka vrasës në qarkullim.
“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha Hoxha për abc news.
