Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

‘Ka zëra se u negociua’/ William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

23:59 / October 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
william
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veriun e vendit e ka alarmuar edhe ambasadorin William Walker. Duke folur për Tëvë1, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Willam Walker, thotë se për këtë ngjarje të rëndë duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata. Walker njëkohësisht ka kërkuar që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiq ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it, sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan në pension thotë se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë, dhe kështu të filloj një proçes gjyqësor ndaj tyre. E pas asaj çfarë ndodhi më 24 shtator, Walker pret reflektim nga komuniteti ndërkombëtar sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proçes gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, shprehet ai.

banjske negocim william walker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.