Ndërron jetë Ilirian Xhani, 57-vjeçari që u dogj mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi kabina ku po qëndronte u përfshi nga flakët.
Xhani kishte pësuar djegie në 70% të trupit. Ai u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të arrijë deri në kryeqytet, pasi ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, Bashkia Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte i Ilirian Xhani.