Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Kadastra”, kryregjistruesi: Do sistemohen hartat e gabuara

18:40 / February 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valdrin pjetri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave. 

“Problemi kryesor që kanë zyrat tona është sistemimi i hartave, pasi nga viti ’93-’94, kur filloi për herë të parë regjistrimi fillestar që ne e quajmë në terma teknikë, disa nuk u pasqyruan në mënyrë të saktë dhe me t’u sistemuar hartat, nuk do të ketë më probleme. Problemi kryesor që ka Shqipëria sot përsa i përket problemit të hartave është regjistrimi fillestar. Në 10 % të Shqipërisë, kryesisht në zonën e Alpeve të veriut, në Shqipërinë e Mesme, por edhe në bregdet, në pjesën jugore të vendit, nuk ka akoma regjistrim fillestar”, shprehet ai. 

Ndërkohë, drejtori i Hipotekës ka deklaruar se është nënshkruar edhe kontrata e dixhitalizimit të arkivave, pas rrezikut që u kanosej 47 milionë dokumenteve.

“Janë rreth 47 milionë fletë nëpër 35 zyrat tona. Fillon në fund të shkurtit procesi dhe mendohet të zgjasë rreth 10-12 muaj. Kemi dëgjuar shpesh të flitet “nuk ma gjejnë dosjen”, “më ka humbur dosja”. Dosja nuk është zhdukur kurrë. Një nga punonjësit tanë e ka marrë dhe e ka zhdukur për afera absolutisht kurruptive. Nuk e identifikon dot kush e mori dosjen dhe si humbi dosja”, thotë Pjetri. 

Pjetri nuk ka hedhur poshtë edhe abuzimet e mëdha që janë kryer në zyrat e hipotekës, pasi pohoi së deri në mujin tetor ishin 31 mijë leje legalizimi të ardhura në zyrë dhe të paregjistruara për shkak të korrupsionit.

“Pra, 31 mijë ka qenë inventari i vitit 2018, muaji tetor, i lejeve të legalizimit të përcjella në zyrat tona dhe të paregjistruara kurrë. Shkaku shumë i thjeshtë: neglizhencë, pasi zyrat tona trajtonin në mënyrë klienteliste rastet. Pra, duhej të shkoje të takoje dikë në zyrat tona dhe të fillonte trajtimi i praktikës tënde”, është shprehur Pjetri. 

Sakaq, duke marrë shkas nga ngjarjet e publikuara në media për skandalet lidhur me korrupsionin, kryeregjistruesi tha se janë pushuar nga puna 230 punojës dhe janë kallëzuar në gjykatë ata që lidheshin me korrupsionin.

TemaTv

aluizni hipoteka Valdrin Pjetri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.