Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kadilli: Berisha është politikani më i zoti në 100 vjet, por ka dy defekte të mëdha

22:43 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatbardh Kadilli ka komentuar në media rikthimin dhe gjuhën që po përdor Sali Berisha. Ai u shpreh se: “Një nga gjërat që unë kam pas distancë gjithmonë me Berishën, që kur ishte president dhe unë këshilltar, është gjuha e ashpër e qëllimtë, për të trimëruar detashmentin e tij, dhe për të ngjallur urrejtje. E djathta nuk urren, e djathta bashkon”. 

Ai shton edhe diçka tjetër, duke marrë shembuj ndër vite, edhe pse pohon se Berisha ka qenë politikani më i zoti shqiptar në 100 vjet.

“E dyta, mungesa e konsekuencës. Ish- komunisti fanatik, u bë antikomunist fanatik. Shumë mirë. Në 1994 ishte fanolisti që përzuri Lekën e I-rë, në 1997 ishte zogisti i thekur që i jepte Lekës të gjithë aksesin për të rimarrë mbretërinë.

U bë liberali më ekstrem, duke i thënë Ramës se nuk kishte bërë asgjë për martesat gay, reaguam unë dhe Tritan Shehu. Ishte kampioni i liberalizmit, tani bën konservatorin.

E quajti llum i kombit Nanon, një vit e gjysmë me pas donte ta bënte president. E quajti Lulzim Brava ish-liderin e PD-së, sot e quan sërish Basha. Kjo është mungesë e vazhduar mosrespekti për fjalën që thua, dhe nuk ka njeri që nuk e kupton.

Mund të ndryshosh qëndrim, por duhet të ketë një arsye të fortë. Çfarë e bëri Fatos Nanon nga një nga personat më të korruptuar në Ballkan në një kandidat për president, çfarë ndryshoi te Basha që iku?”, tha në “A2cnn”.

Berisha kadilli politikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.