Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kadilli: Regjimi një tango mes Ramës dhe liderit demokrat. Berishës i pëlqen pushteti

15:09 / June 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatbardh Kadilli jep një koment për situatën aktuale brenda PD-së. Ai kritikoi drejtuesit e PD-së, duke theksuar se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore. Për Kadillin rikthimi i Sali Berishës ka dëmtuar të ardhmen e PD-së dhe e përshkroi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Berishës si një “tango”, që mban në këmbë një regjim.

”Nuk mendoja se PS do kalonte 80 mandate. Partitë e vogla i penalizoi sistemi dhe bënë gabime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte surprizë. Ka shumë zgjedhje që përsëritet e njëjta garë. Janë pesë palë zgjedhje, ku është e njëjta situatë.

Për sa kohë, zgjedhjet menaxhohen nga njerëz politikë, problemet do të jenë të pranishme. Zgjedhjet nuk duhet të menaxhohen nga njerëz partiakë. Njerëzit politikë mbrojnë vendin e punës. Ka parregullsi, por kjo nuk justifikon humbjen e PD. Parregullsitë s’mund të jenë justifikim për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike.

Përgjegjësitë janë sipas hierarkisë, gjithë ekipi drejtues i PD duhet të mbajë përgjegjësi. E kemi thënë shumë vetë që nuk ndërtohet ekip fitues me në krye Sali Berishën. Ne kemi thënë të vërtetën, ndërsa këta ngrohin kolltukun e deputetit. I kam shpallur luftë politike modelit të Berishës dhe të Bashës.

Janë në gjendje moraliteti më të rëndë se të Partisë së Punës. Rikthimi i Berishës e vrau të ardhmen e PD-së. Në PD njerëzit u shanë me njëri-tjetrin dhe tani janë bashkë, nuk e di sa i sinqertë është ky bashkim. Berisha e di të vërtetën, por i pëlqen pushteti. Regjimi është në fakt një tango mes Berishës dhe dhe Ramës”,-tha në ”News 24”.

11 maj Berisha kadilli Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.