Jonida Maliqi ndau me ndjekësit ditë më parë se trupi i saj po reagonte shumë keq kundrejt një diete që kishte kohë që e kishte nisur. Ndaj si pasojë ajo duhet të kujdeset për ushqimin që konsumon duke i lënë proteinat mënjanë.
Mirëpo ajo është e vetmja që duhet të heq dorë nga këto lloj ushqimesh dhe jo partneri i saj Romeo Veshaj. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet Romeo që po konsumon një pjatë me plot proteina.
“Kafshë të urrej që ha proteina”, i thotë këngëtarja Romeos, i cili u habit nga reagimi i saj.
Dieta që Jonida mbajti për një kohë të gjatë quhet Dukat dhe pasojat e saj ishin shumë të rënda, aq sa e detyruan të shkojë në spital.
Jonida nuk duhet të konsumojë për shumë kohë djathin e bardhë, domatet, apo sardelet.