Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kafshët u ngjitën në hapësirë përpara njerëzve

10:54 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
space
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Para 50 vjetësh, dy astronautë amerikanë u bënë njerëzit e parë që ecën në Hënë. Por, përpara se njerëzit të shkëputeshin nga Toka, ishin astronautët kafshë që lanë gjurmën e tyre në hapësirë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Kerry Hensley na jep më shumë hollësi.

Dy minj të bardhë, Mildred dhe Albert, janë kafshët e para që dolën në orbitë rreth Tokës. Minjtë dhe shoqëruesit e tyre, majmunët Patricia dhe Mike, u nisën drejt hapësirës me një raketë me shpejtësi prej 3 mijë kilometrash në orë. Ata përjetuan ndjenjën e çuditshme të humbjes së peshës, duke qëndruar me kokë poshtë në një lartësi prej 60 kilometrash.

Po në atë kohë, Bashkimi Sovietik po dërgonte në hapësirë mikun më të mirë të njeriut, një qen të stërvitur për këtë mision. Qeni më i famshëm astronaut, Laika, u rrotullua rreth tokës në vitin 1957.

Ashtu si të gjithë qentë astronautë të Bashkimit Sovietik, edhe Laika ishte endacak. Shkenctarët mendonin se ky lloj qeni mund të përballonte më lehtë kushtet brenda kapsulës.

Shtetet e Bashkuara vazhduan të përdorin majmunët si astronautë. Në vititn 1959, Able dhe Baker u ngjitën në një lartësi prej 500 kilometrash dhe ia arritën të kthehen.

Kthimi i sigurt i kafshëve, u dha shkenctarëve besim se njerëzit mund t’i mbijetonin një udhëtimi në hapësirë.

“Është inkurajuese për ne të mendosh që një kafshë mund të ekspozohet në kushtet e hapësirës pa pësuar ndryshime fiziologjike. Prandaj, me të drejtë shpresuam që ashtu do të ndodhte edhe me njerëzit”, thotë koloneli amerikan, Robert Holmes, i cili ishte shefi i degës së biofizikës dhe astronautikës./Voa/

hapsire kafshet njerezve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Talebanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve

20:16 / October 25, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.